(VIDEO) Raportohet për 40 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur në një sulm në Moskë

Sulmi që ndodhi në një sallë koncertesh pranë Moskës është më vdekjeprurësi në Rusi në vitet e fundit.

Autoritet ruse kanë raportuar se rreth 40 njerëz janë vdekur dhe më shumë 100 u plagosën, në një sulm Moskë.

Sulmi që ndodhi në një sallë koncertesh është më vdekjeprurësi në Rusi në vitet e fundit.

Sipas raportimeve, rreth pesë persona të armatosur të veshur me veshje kamuflazhi hapën zjarr me armë automatike ndaj njerëzve në “Crocus City” Hall pranë Moskës, duke lënë një numër njerëzish të vdekur dhe të plagosur, treguan pamjet video nga vendi i ngjarjes.

Në një video të postuar në mediat sociale, burrat me armë automatike u shfaqën duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të civilëve që bërtisnin, duke përfshirë gra, të cilët ishin strukur poshtë asaj që dukej si një shenjë hyrëse në “Crocus City Hall”.

Mediat ruse raportuan për një shpërthim të dytë në vend dhe kishte raporte se disa nga personat e armatosur ishin barrikaduar diku në ndërtesë.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika