Një i mitur është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë një të mitur tjetër.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 20 mars.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia këtë rast e ka cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar-i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.