Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në X, i ka urur shërim të shpejtë princeshës Catherine të Uellsit, pasi kjo e fundit njoftoi se është diagnostifikuar me kancer.
“I uroj Princeshës së Uellsit një shërim të shpejtë dhe të plotë. I dërgojmë lutjet dhe urimet tona më të mira nga Kosova”, ka shkruar Osmani në X.
Catherine bëri të ditur me anë të një video-mesazhi se kur ajo bëri një operacion abdominal në janar, nuk dihej që kishte ndonjë kancer.
“Sidoqoftë, testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohej një kursi të kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimi,” tha princesha.
Trajtimi me kimioterapi filloi në fund të shkurtit. Pallati thotë se nuk do të ndajë asnjë informacion të mëtejshëm mjekësor privat, përfshirë llojin e kancerit.
Princesha, 42 vjeç, tha se po mendonte për të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, duke shtuar: “Për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme, ju lutemi mos e humbni besimin apo shpresën. Ju nuk jeni vetëm”.
Wishing the Princess of Wales a swift and full recovery.
Sending our prayers and best wishes from Kosovo. https://t.co/IMavHvT1rH
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 22, 2024