Laura Fazliu ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Tbilisi.
Laura Fazliu ka fituar luftërat e para në Grand Slamin e xhudos në Tbilisi.
Laura në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me 3 dënime për Ippon, mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo.
Në xhiron e tretë ajo mposhti me dy Wazaari për Ippon, holandezen Gake Van Den Berg.
Fazliu në çerekfinale në kategorinë -63 kg, mposhti me Wazaari dhe Ippon kubanezen Maylin Del Toro Carvajal.
Në gjysëmfinale në kategorinë -63 kg, do të ndeshet me garuesen nga Polonia Angelika Szymanska.