Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, të shtunën e 23 marsit.
Në raportin e policisë, rasti raportohet të ketë ndodhur në Vitomiricë të Pejës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Policia po e heton rastin.
“Vitomiricë, Pejë / 23.03.2024 – 22:30. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull/k. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.