Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka kujtuar 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.
Rohde në një postim në “X” ka shkruar se 25 vjet më parë bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizorinë e mëtejshme.
“Përvjetori i fillimit të Operacionit “Forca e Bashkuar” të NATO-s para 25 vitesh nuk është arsye për feste .Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjet dhe mizorit e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, ka shkruar Rohde.
Bombardimet kishin tri objektiva kryesore: mbrojtjen ajrore jugosllave, sistemet e komandës dhe kontrollit dhe forcat ushtarake serbe të dislokuara në Kosovë./Telegrafi
The anniversary of the start of @NATO Op „Allied Force“ 25 yrs ago is no cause for celebration. We did what was necessary to prevent further bloodshed & atrocities by Milosevic’s regime in Kosovo after diplomacy failed. It was our moral responsibility & we stand by that decision
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 24, 2024