Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në shënimin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s dhe 26-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se po në këtë datë 24 mars u rilindën shqiptarët.
Haradinaj shtoi se në këtë truall kanë mbetur shqiptarët e kanë ikur forcat serbe.
“Më 24 mars rilindën shqiptarët – Në këtë truall kanë mbetur shqiptarët, e kanë ikur forcat e Millosheviqit.”
Teksa ka postuar edhe fotot nga dita e sotme në Gllogjan, në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit.
“Shqiptarët sot të bashkuar, në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s,” shkruan Haradinaj.