Tahiri kritikon Kurtin: Për tre vjet kemi menduar që jemi në luftë

Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për largimin e vëmendjes nga problemet e përditshme të qytetarëve, duke shtuar se ka sjellë kriza të vazhdueshme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se ka larguar vëmendjen nga problemet e përditshme që ballafaqohen qytetaarët përmes; dialogut, dinarit, targave, veriut.

Tahiri ka thënë se duhet të dekonspirohet Qeveria Kurti, pasi është “qeverisja më e dobët në historinë të Kosovës”.

“Ta dekonspirojmë qeverisje më të dobët në histori të Kosovës. Dhe ky dekonspirim vjen vetëm duke u ballafaqu. A e din pse kemi mund me e dekonspiru, me dialogun, me veriun e Kosovës. Kur unë kam lyp rriti pagat në sektorin publik, se nuk guxon me pas pagë më pak se 650 euro që me arrit në 1000 ero rrogat në sektorin publik.  Pastaj ajo ndikonte në sektorin privat. Ta ka qit problemin në veri, ta ka qit problemin me tabela, ta ka vendos problemin me dinarin, a keni digju ndonjëherë për dinarin”, ka thënë Tahiri.

Më tej Tahiri ka shtuar se për tre vjet të qeverisjes së Kurtit “kemi menduar se jemi në luftë”, duke pasur “non stop kriza”.

“Krejt janë probleme që ti s’ke mund, në  mes Albin Kurtit edhe agjendës armiqësore të Vucic, ti shkon me Albin Kurtin. S’ka dilemë. Çka ka ndodhë ky gjitha i ka vendos këto parametra, ne s’kemi mund me fol për politikat publike, si një studiues që jam i politikave publike, as me mediat. Për shkak se ju më keni pyet çka mendon për dinarin, çka mendon për Lajçakun… non stop kriza. I ke pasur tri vjet, ke qenë një në situate ku ke mendu që në luftë je. Shpresojmë që ai të jap dorëheqje e ta ndërrojmë, por s’do ta lejoj që të viktimizohet pa u ballafaqohet me disa tema serioze”, ka theksuar Tahiri.

Tahiri ka theksuar se AAK-ja kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika