Kuvendi mban dy seanca plenare këtë të enjte

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Të enjten do të mbahen dy seanca plenare.

Këtë e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo ka thënë se seanca e parë do të fillojë në orën 10:00 dhe është me kërkesë të 40 deputetëve lidhur me kontratat njëburimore.

Ndërkaq, seanca e dytë sipas saj, do të fillojë në orën 12:00, pjesë e së cilës do të jenë shqyrtimi i pikave të papërfunduara nga ato të kaluarat.

“Nga mbledhja e rregullt e kryesisë sot u morën disa vendimi, nga agjenda seancave plenare për këtë javë është caktuar më 28 mars në orën 10:00 sipas kërkesës së deputetëve seanca e jashtëzakonshme me temë sikur të javës së kaluar. Ndërsa në ora 12:00 është një seancë tjetër plenarë pjesë e së cilës do të jenë shqyrtimi i pikave të papërfunduar nga seancat e kaluar”, ka deklaruar ajo.

Kusari Lila po ashtu ka bërë me dije se më 11 prill do të mbahet një seancë e veçantë, në përvjetorin e 25-të të Betejës së Kosharës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika