Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka përfunduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në vazhdim të vizitës zyrtare në SHBA, Gjeneral Jashari dhe delegacioni i FSK-së, morën pjesë në konferencën Vjetore të Komandantëve të Gardës Kombëtare. Në këtë konferencë u prezantua rruga përpara dhe planifikimi afatgjatë në zhvillimin e kapaciteteve konform zhvillimeve globale të sigurisë,” shkruhet në njoftim.
Në një sesion të veçantë, gjeneral Jashari iu adresua të pranishmëve ku i njoftoi dhe paraqiti fokusin afatmesëm të bashkëpunimit dhe njëkohësisht i falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin në rrugëtimin e Forcës drejt modernizimit.
Të pranishmit adresuan pyetje rreth mundësive të bashkëpunimit dhe rrugën përpara.
Jashari ishte I ftuar nga komandanti i Gardës Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen Osborn.
“Në përmbyllje të sesioneve të takimit vjetor, u mbajt edhe darka solemne vjetore ku Gjeneral Jashari ishte i ftuar nderi i komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen Osborn. Gjeneral Jashari pati mundësinë të takohet edhe me guvernatorin e shtetit të Ajovës, Z. Kim Reynolds.”