“Asnjëherë më çizmja e Vuçiqit nuk shkel në Kosovë”

Ismet Ibishi, ish-ushtarak, ka deklaruar se “çizmja” e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, më nuk do të shkelë në Kosovë

Ismet Ibishi, ish-ushtarak, ka deklaruar se “çizmja” e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, më nuk do të shkelë në Kosovë, pavarësisht politikës së tij shoviniste, e cila, siç thotë Ibishi, do të vazhdojë ndër breza.

Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për kërcënimet e Serbisë, Ibishi shprehet i sigurt se nuk ka vend për shqetësime.

“Ne nuk duhet të na befasojë apo të merremi shumë se çka thotë Vuçiqi, ne duhet të ngrisim kapacitetet tona, të mbajmë gatishmërinë çdoherë, mbi të gjitha Kosova që nga viti 2012, është dashur t’i ngrisë kapacitetet e policisë rezervë. Kjo është një neglizhencë serioze dhe e mangët për sigurinë në Kosovë. Është forcë e cila garanton shumë dhe kushton pak. Nuk duhet të kemi asnjë lloj frike që mund të ndodhë ndonjë ndërhyrje. Në këto rrethana duhet t’i besojmë faktorit ndërkombëtar. Asnjëherë më çizme e Vuçiqit e Millosheviqit nuk do të shkelë në Kosovë, por politikat e tyre shoviniste janë të njohura dhe po vazhdojnë, kanë apetite të tilla, ngrisin shqetësime te qytetarët gjë që i siguroj që nuk shoh vend për shqetësim. Organet tona të kenë një mobilizim”, tha ai.

Në anën tjetër, edhe Shkelzen Sopjani, ish-inspektor i AKI-së, situatat e fundit nuk i sheh shumë shqetësuese.

Sipas tij, vigjilenca e zyrtarëve tanë policorë në veri është jashtëzakonisht e madhe.

“Sa i përket sigurisë në parim nuk e shoh shumë shqetësuese, sepse e kemi parë shumë herë. E pamë para pak ditësh, u aprovua edhe kërkesa, u konfirmua ngritja e statusit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, shumë shpejt pritet edhe drita e gjelbër për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, tha Sopjani derisa shtoi se ky veprim është në vazhdën e disa veprimeve të tjera të Serbisë.

“E pamë këtë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë, e cila u mundua që kinse ndërlidhet me sulmin terrorist në Moskë, kjo nuk ka kurrfarë ndërlidhje sepse nuk cenohet siguria e Serbisë. Këta po mundohen t’i tregojnë partnerëve tanë që ne jemi në gjendje ta bëjmë edhe këtë, por po tregohemi djem të mirë përkundër faktit se i kemi mundësitë, por nuk e shoh të mundshme që të ndodhë”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika