Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, ka thënë se vendimi i SHBA-së për të abstenuar nga rezoluta e OKB-së për armëpushimin “nuk përfaqëson një ndryshim në politikën tonë”.
Këto komente, ai i bëri para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kanë qenë të qëndrueshëm në mbështetjen e tyre për një armëpushim si pjesë e një marrëveshjeje pengjesh, shkruan BBC.
“Kështu është strukturuar marrëveshja e pengjeve dhe rezoluta njeh bisedimet në vazhdim”.
Ai shton se SHBA abstenoi sepse teksti përfundimtar i rezolutës nuk dënonte Hamasin, por shton se “pasqyron në mënyrë të drejtë pikëpamjen tonë se një armëpushim dhe lirimi i pengjeve vijnë së bashku”.
Kirby thotë se takimet e planifikuara midis ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, do të vazhdojnë siç është planifikuar.
“Ne presim t’ia bëjmë të qartë ministrit të mbrojtjes se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me Izraelin, ndërsa luftojnë Hamasin”.