SHBA-ja “e hutuar” nga anulimi i udhëtimit të delegacionit izraelit

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, ka thënë se SHBA-të janë "të hutuara" nga anulimi i vizitës së një delegacioni izraelit në Shtëpinë e Bardhë këtë javë pasi SHBA abstenoi

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, ka thënë se SHBA-të janë “të hutuara” nga vendimi i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të anuluar vizitën e një delegacioni izraelit në Shtëpinë e Bardhë këtë javë pasi SHBA abstenoi.

Siç shkruan BBC, OKB miratoi një rezolutë që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza, për herë të parë që nga fillimi i luftës.

“Është një rezolutë jodetyruese, kështu që nuk ka fare ndikim mbi Izraelin dhe aftësinë e tij për të ndjekur Hamasin,” thotë Kirby, duke përsëritur se ajo nuk ndryshon politikën e SHBA-së për konfliktin.

Zyra e Netanyahut “duket se po tregon përmes deklaratave publike se ne kemi ndryshuar disi këtu, nuk kemi ndryshuar – dhe ne duhet të vendosim se cila është politika jonë,” shton Kirby.

I pyetur se si ndikon kjo në marrëdhënien midis Netanyahaut dhe Joe Biden, Kirby thotë se Izraeli mbetet një “aleat i ngushtë dhe një mik” i SHBA-së.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika