“Dhurata e SHBA-ve për FSK-në”, mirëpritet avancimi i Kosovës në AP të NATO-së

Ministria e Mbrojtjes, kanë treguar se çka nënkupton në terma praktik avancimi i pozitës së Kosovës në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ndërkohë, ish-ushtarak e kanë mirëpritur vendimin e Asamblesë, duke e quajtur atë një dhuratë të SHBA-ve për FSK-në, por edhe si synim për të dërguar një mesazh

Një flamur i NATO-s shihet në selinë e Aleancës në Bruksel.

Në përvjetorin e fillimit të bomardimeve të NATO-s për të çliruar Kosovën, nga aleanca veri atlantike erdhi edhe një lajm i mirë për vendin tonë.

Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të dielën mori vendim që Kosova nga vëzhgues parlamentar të avancojë në statusin e shtetit anëtar i asociuar..

Këtë vendim e kanë mirëpritur në ministrinë që ka në mandat ushtrinë përderisa theksojnë se kanë punuar vazhdimisht për avancimin e pozitës, përpara anëtarësimit përfundimtar.

Liridona Gashi Zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes tha se ” Kjo do të thotë shumë për ne si shtet, për hapin që po bëjmë përpara drejt përmbushjes së objektivave tona, për sigurinë e vendit por gjithashtu dhe rajonit duke marrë parasysh që fqinji ynë verior vazhdon të ketë qasje agresive karshi nesh. Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s ne do të kemi zgjerim të delegacionit, pjesëmarrje në aktivitetet e komiteteve dhe nënkomiteteve, seancat plenare, si dhe përfshirje më të madhe në vendimet e Asamblesë me të drejtën dhe për adresimin e amandamenteve dhe komenteve për çdo proces dhe dokument që trajtohet nga Asambleja”.

Vendim të një pesheje të madhe për Kosovën e vlerëson këtë hap ish koloneli Afrim Veseli, teksa thotë se përmes tij po dërgohet edhe një mesazh diku.

Afrim Veseli Ish Kolonel i FSK-së deklaroi se “Kjo është një dhuratë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Kosovës pra ne vec duhet ti kthehemi punës, ta lëmë atë sovranitetin që cdeoherë po e flasim, sepse SHBA-të janë ato që po kujdesen, vazhdimisht mbi 30 vite për Kosovën dhe arritjen e shtetit aty ku synon. Ky është një mësazh edhe për Serbinë edhe për ca qarqe tjera që po frikësohen se mos po cenohet sovraniteti i vendit.”

Për ish kolonelin Hysen Gecaj kjo është një përpjekje e ndërkombëtarëve që rajonin e Ballkanit Perëndimor ta integrojë sa më parë në strukturat euro-atlantike.

Hysen Gecaj Ish Kolonel i FSK-së deklaroi se “Asocimi në kuvendin parlamentar të NATO-s është një hap drejt një integrimi më të thelllë dhe më të drejtpërdrejt të Koosvës, në aspektin politk dhe të asistencës politike. Në atë asmable të gjitha ato shtete, shkëmbejnë informacionet e tyre politike, dhanë mendimet e tyre vlerësimet e tyre dhe koordinimet e tyre”

Sesioni pranveror i Asamblesë ku tashmë Kosova do të marr pjes si shtet anëtar i asociuar do të mbahet më 27 Maj në Sofje.

Kosova, fillimisht, para anëtarësimti të plotë në NATO,  është duke insistuar në pranimin në kuadër të programit të Partneritetit për Paqe, program bashkëpunimi i krijuar nga viti 1994.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika