Çmimin ‘’Lojëtari i Vitit’’ i Manchester United-it e ka fituar Cristiano Ronaldo.
Cristiano Ronaldo ka pasur një sezon produktiv në Old Trafford. Në këtë lojëtari portugez ka shënuar 24 gola, 18 prej tyre i ka shënuar në Ligën Premier.
Ronaldo ka përfunduar pas dyshes Son Heung-min dhe Mohamed Salah në garën për “Këpucën e Artë në Ligën Premier” .
Çmimi i emëruar ‘Sir Matt Busby’ apo ‘Lojtari i Vitit’ është votuar nga mbështetësit e klubit anembanë globit.
Tifozët janë ftuar të votojnë për lojtarin që mendonin se e meritonte çmimin, i cili sipas tifozëve ishte Ronaldo që mori 60 për qind të votave.
De Gea ishte i dyti në votim me 29 për qind të votave, ndërsa Fred i treti mori vetëm 2 për qind të votave.