Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, kanë vizituar pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak.
Xhelal Sveçla, Ministri i Brendshëm i Kosovës bashkë me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë vizituar të shtunën e 4 qershorit pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinë.
Xhelal Sveçla në një postim në Facebook thënë se prodhimi i rezultateve të dukshme vjen nga luftimi i kontrabandës, kontrolli efikas kufitar dhe angazhimi i Njësiteve të Policisë së Kosovës.
Ministri i Brendshëm i Kosovës ka thënë se do të vazhdojnë të punojnë për sundim të rendit dhe ligjit.
“Mbesim të përkushtuar për ngritje dhe forcim të kapaciteteve tona drejt qëllimit tonë për sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.