Dyshohet se u rrëmbye një person në Prishtinë, Policia nis hetimet

Një person dyshohet që u rrëmbye mbrëmë në Prishtinë, derisa Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas udhëzimit të prokurorit rasti është iniciuar dhe se është në procedurë hetimore

Dyshohet se është rrëmbyer një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se kishte një detyrim ndaj një personi tjetër.

Rasti mësohet të ketë ndodhur mbrëmë në orën 21:40.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti është nën hetime dhe se të dyja palët tashmë janë liruar.

Prishtinë / 25.03.2024 – 21:40. Lidhur me rastin në fjalë dyshohet se është rrëmbyer një mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte një detyrim ndaj një personi mashkull kosovar. Lidhur me rastin, sipas udhëzimit të prokurorit rasti është iniciuar, ndërsa palët janë liruar. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raportin policor.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika