Në orën 18:00, pasditen e së shtunës ka nisur seanca në kuvend për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë, ku kandidati Bajram Begaj, është kandidati i vetëm i propozuar për ta marrë postin e presidentit.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka lexuar raportin e e vlerësimit, ku ka thënë se nga verifikimet ka rezultuar se Bajram Begaj, plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore për t’u zgjedhur President i Republikës.
Pasi që Ilir Meta ka nënshkruar dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bajram Begaj, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të vendosin se a do të jetë ai president apo jo.
Janë gjithsej 103 deputetë të pranishëm në sallë, dhe ka filluar procedura për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa mungojnë 37 deputetë.
Në raundin e katërt nevojiten, gjithsej, 71 vota, e që partia në pushtet veçse i ka, për ta caktuar presidentin e ardhshëm.
Deputetët janë thirrur për të votuar në kuti votimi.
Portali D do ju mbajë të informuar në lidhje me të rejat tjera.