Një urë e madhe në Baltimore të Shteteve të Bashkuara është shembur në orët e para të së martës, pasi u godit nga një anije e madhe duke zhytur makina dhe rreth 20 njerëz në lumin nën të.
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar të mbijetuar në lumin Patapsco pasi hapësira të mëdha të urës 1.6 milje (2.57 km) të Francis Scott Key u zhytën në ujë.
Rreth 20 njerëz mund të jenë në lumë së bashku me “mjete të shumta, dhe ndoshta një traktor-rimorkio ose një automjet aq i madh sa një traktor-rimorkio, (që) hyri në lumë,” ka deklaruar Kevin Cartwright, zëdhënësi i Baltimore City nga Departamenti i Zjarrfikësve, për Reuters.
“Kjo është një ngjarje me viktima masive, me shumë agjenci,” ka thënë teksa ka shtuar se “ky operacion do të zgjasë për shumë ditë”.
Një video live e postuar në YouTube tregoi anijen duke u futur në urë në errësirë. Fenerët e automjeteve mund të shiheshin në urë teksa ajo u rrëzua në ujë dhe anija mori flakë.
Kryetari i Baltimore, Brandon Scott, ka thënë se ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe se kanë nisur operacionet e shpëtimit.