Qeriqi i kundërpërgjigjet Petrovcit: E pritshme nga një figurë që ka raporte të mira me artistë serbë

Qeriqi ka thënë se Petrovci nuk e ka një logjik të shëndoshë, po ta kishte nuk do të bënte një deklaratë të till

Xhevdet Qeriqi Përfaqësuesi i shoqatave të dëshmorëve

Përfaqësuesi i shoqatave të dëshmorëve, Xhevdet Qeriqi, i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, në TV Dukagjini, i është përgjigjur aktorit Enver Petrovci i cili kishte dhënë një deklaratë kundër ish-krerëve të UÇK-së disa ditë më parë.

“Unë mendoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fulliratë hiç. Ky është ky që është. Kshtu mendoj, kështu mendoj. Ky është shumë i meçëm, jam i sigurt, ma shumë ka lexu ky sesa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj… kur i ka bë gjashtë vjeç. Këta tjertë i ka lindë koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurrgja s’kishin qenë, po të mos kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do bodyguarda. Kurrgja s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujtë me hy. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, ishte deklarata e Petrovcit në RTK.

Kurse Përfaqësuesi i shoqatave të dëshmorëve, ka thënë se Enver Petrovci ka pasur disa role si aktor në Serbi, ku edhe disa deklarata i kishte dhënë më herët për vendin tonë për gjendjen tonë Kosovën, por deklarata e fundit për luftetarët e UQK-së siç tha ai, lë të kuptosh me kuptu se ai që ka një bindje të tillë, që nuk e vlerëson kontributin e sakrificën e shumë gjenerateve.

“Ne të gjithë e dijmë se ai një pjesë të madhe të karrierës dhe të jetës e ka kaluar në Serbi, kështu që po shihet qartë se ka një rezervë ndaj ushtarëve të UQK-së, mos të harrojmë se shumë figura patriotike shumë, heronjë të kombit i ka lindur koha dhe kanë dhënë gjithë atë kontribut dhe sakrificë”, ka thënë Qeriqi.

“E turpshme, të pritshme ,nga një figurë si Enver Petrovci i cili ka raporte të mira me aktor e artis të Serbisë”, ka thënë tutje Qeriqi.

Tutje Qeriqi ka thënë se Petrovci nuk e ka një logjik të shëndoshë, po ta kishte nuk do të bënte një deklaratë të till.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika