Krasniqi në Bruksel kërkon heqjen e masave nga BE-ja: Kosova të marrë statusin e vendit kandidat

Avancimi i Kosovës në agjendën evropiane do të thotë më pak mundësi për ndërhyrjen ruse në Ballkanin Perëndimor, ka thënë deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, ka marrë pjesë në takimet e COSAC-ut në Bruksel.

Heqja e masave ndaj Kosovës, të vendosura nga Bashkimi Evropian, ishte një nga kërkesat e deputetes.

“Si udhëheqëse e delegacionit të Kosovës, kam kërkuar mbështetje për proceset që Kosova po kalon, veçanërisht për: Heqjen e masave të vendosura nga BE-ja, Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e paraqitur atë si një hap të rëndësishëm për përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian”, shkroi ajo në Facebook.

Ajo ka theksuar se avancimi i Kosovës në agjendën evropiane do të thotë më pak mundësi për ndërhyrjen ruse në Ballkanin Perëndimor.

“Sot shteti i Kosovës është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ende nuk i është dhënë statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Prandaj kërkoj mbështetjen tuaj si shtete anëtare, sepse avancimi i Kosovës në agjendën evropiane do të thotë më pak mundësi për ndërhyrjen ruse në Ballkanin Perëndimor…”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika