Hetuesit policorë në Skenderaj kanë identifikuar një lokal ku dyshohej për veprimtari të kundërligjshme “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:
2 aparate të lojërave te fatit
2 printer
2 kompjutera dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.
Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit, është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.