Nga një mosmarrëveshje mes katër personave në Drenas, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike.
Më tej thuhet se nuk raportohet për të lënduar dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Drenas 26.03.2024-18:07. Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje mes katër personave meshkuj kosovarë, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në raport.