Plagosja në Kolovicë, të dyshuarit në arrati, u sekuestrohet vetura që e braktisen në vendngjarje

Gjatë të martës së 26 marsit, një tentim vrasje ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima ka raportuar se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij disa herë, gjatë kohës sa ishte me dy persona të tjerë në një veturë.

Ai ka pranuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Nga njësiti policor është hasur edhe vetura e dyshuar e braktisur. Në konsultim me prokurorin vetura e dyshuar sekuestrohet dhe rasti iniciohet “Vrasje në tentativë”.

“Prishtinë 26.03.2024-13:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në shoqëri me dy persona me veturën me targa lokale, nga vetura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij disa herë. I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Nga njësiti policor është hasur edhe vetura e dyshuar e braktisur. Në konsultim me prokurorin vetura e dyshuar sekuestrohet dhe rasti iniciohet si i tillë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

“Dukagjini” do të promovojë në Tiranë librin “Ciceroni shqiptar i...

Panairi i 27-të i Librit në Tiranë po afrohet. Ashtu si çdo vit tjetër, do të marrë pjesë edhe shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila...

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Të fundit nga rubrika