Festivali evropian i këngës “Eurovision” ka publikuar listat me shtetet që do të performojnë në dy gjysmëfinalet e këtij viti, më 7 dhe 9 maj.
Shqipëria, këtë vit do të përfaqësohet nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, e cila pritet të performojë në natën e dytë.
Ajo do të ngjitet në skenën e “Eurovision”-it e dyta sipas renditjes.
Përveç Shqipërisë, në të njëjtën natë do të paraqiten edhe 15 shtetet tjera si, Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armenia, Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda.
Edicioni i 68-të do të mbahet në Malmo në Suedi, pas fitores së Loreen me këngën “Tattoo”.
Ndërsa, finalja e madhe do të mbahet të shtunën e 11 majit.