Rama pas lirimit nga spitali të Elza Ujkanit: Jemi të përkushtuar për të parandaluar fatkeqësi të ngjashme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është shprehur i lumtur për Elza Ujkanin, e cila është liruar nga spitali

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur i lumtur për Elza Ujkanin, e cila është liruar nga spitali.

Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur për rikuperimin e saj dhe mirënjohës për përkushtimin dhe përkujdesjen e stafit mjekësor që është trajnuar ajo.

Tutje, ai ka thënë se siguria e qytetarëve të Kosovës dhe shëndeti i tyre, sipas tij, është prioriteti kryesor.

“Fatkeqësia që përfshiu Elzën na preku thellë të gjithëve. Për mua si kryetar i kryeqytetit, por edhe si prind i tre fëmijëve, siguria e qytetarëve tanë dhe shëndeti i tyre janë prioriteti ynë kryesor. Prandaj, i siguroj qytetarët se po e marrim këtë çështje shumë seriozisht. Jemi të përkushtuar të identifikojmë dhe të adresojmë çdo rrezik potencial, për të parandaluar fatkeqësi të ngjashme. Do t’ju mbajmë të informuar mbi ecurinë e inspektimeve dhe çdo veprim të ndërmarrë për të siguruar integritetin strukturor të të gjitha ndërtesave të qytetit tonë e veçanërisht atyre që janë në pronësi të kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, më 18 janar, Elza Ujkani, 23-vjeçarja mori lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e Komunës së re në Prishtinë. Ajo fillimisht u trajtua në Qendrën Emergjente në QKUK, pastaj u dërgua në Mjekimin Intensiv për të vazhduar trajtimin.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika