Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur të mërkurën në një aksident që përfshiu një autobus në një autostradë në Gjermaninë lindore, sipas zyrtarëve policorë të vendit.
Gazeta gjermane “Bild” raporton se në autobus ndodheshin 53 pasagjerë e dy shoferë, ndërsa disa persona janë lënduar seriozisht.
Autobusi ishte nisur në orën 8 të mëngjesit nga Berlini dhe ishte nisur për në Cyrih të Zvicrës. Vendi i ardhshëm i ndaljes shte qyteti Nuremberg, por udhëtimi u ndërpre afër Leipzigut rreth orës 9 e 45 minuta paradite.
Sipas punëtorëve të shpëtimit në vend të ngjarjes, pesë helikopterë janë duke u përdorur. Të dhënat për identitetin e viktimave nuk qenë ende të qasshme.
Zëdhënësi i policisë Olaf Hoppe ka thënë se ka të lënduar të shumtë dhe të paktën pesë të vdekur.
Autobusi ishte nisur nga Berlini dhe destinacionin final e kishte Cyrihin.
🚨Gegen 9:45 Uhr ereignete sich auf der #A9 bei #Leipzig zwischen #Wiedemar und dem #SchkeuditzerKreuz ein schwerer Verkehrsunfall, bei dem auch ein Reisebus beteiligt ist. Die Fahrbahn in Richtung München ist derzeit voll gesperrt.
— Polizei Sachsen (@PolizeiSachsen) March 27, 2024