Gjatë ditës së djeshme është shembur ura “Francis Scott Key Bridge” në Baltimore, ShBA, pasi u godit nga një anije e madhe.
Guvernatori i Maryland, Wes Moore, në një intervistë për CBS News ka konfirmuar se autoritetet janë ende në kërkim të gjithsej gjashtë individëve të zhdukur, të cilët besohet të jenë kontraktorë që po punonin në urën kur ajo u shemb.
Ai u ka qëndruar afër familjeve të viktimave, të cilët dje “morën lajmin më të keq që mund të merrnin”.
“Më thyhet zemra për ta”, ka thënë guvernatori i Maryland.
“Këta ishin baballarë, këta ishin bij dhe këta ishin burra, dhe këta ishin njerëz mbi të cilët mbështeteshin familjet e tyre”, ka thënë tutje ai.
Lidhur me rasti, gjashtë persona që janë të zhdukur janë ende duke u kërkuar dhe të njëjtit dyshohet se kanë vdekur.
Lexo më shumë: Gjashtë persona besohet se kanë vdekur nga shembja e urës në ShBA
Kujtojmë që ekipi i anijes së mallrave ka lëshuar një alarm disa çaste para se të përplasej me urën “Francis Scott Key”, duke u mundësuar autoriteteve që të kufizonin qarkullimin e makinave mbi urë, tha guvernatori i Maryland.
Pasi anija goditi një prej shtyllave mbështetëse të urës, struktura e urës u shemb menjëherë.