Clark në 25 vjetorin e ndërhyrjes së forcave euroatlantike: Jam krenar për gjithçka që ka bërë Kosova gjatë këtyre viteve

Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark në konferencën për 25 vjetorin e ndërhyrjes së forcave euroatlantike, ka deklaruar se ndihet krenar për gjithçka që Kosova ka bërë gjatë gjithë progresit ekonomik, progresit politik, për pavarësinë, për punën që ka bërë për të vendosur veten si një anëtar i Bashkimit Evropian dhe një anëtar i NATO-s

Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark, në konferencën për 25-vjetorin e ndërhyrjes së forcave euroatlantike, ka deklaruar se ndihet krenar për progresin në Kosovë.

“25 vjet më parë, unë isha komandant i NATO-s kur filluam operacionet për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë. Ishte një thirrje e ashpër për NATO-n, ishte një thirrje e ashpër për presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe ishte një thirrje e ashpër për popullin e Kosovës. Sot, 25 vjet më vonë, unë jam shumë krenar për gjithçka që Kosova ka bërë gjatë gjithë progresit ekonomik, progresit politik, për pavarësinë, për punën që ka bërë për të vendosur veten si një anëtar i Bashkimit Evropian dhe një anëtar i NATO-s, të cilat shpresoj se do të ndodhin”, ka deklaruar ai në video përshëndetjen e tij.

Ai ka thënë se mban mend viktimat dhe shqetësimet që e kanë shoqëruar procesin e kujdesit ndaj popullit të Kosovës.

Clark ka potencuar miqësinë e afërt të vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ju jeni një shembull i shkëlqyer i vlerave të demokracisë dhe në një botë të trazuar, Amerika ka nevojë për të gjithë miqtë e saj, si dhe Kosova ka nevojë për ndihmën e Amerikës, kështu që unë mendoj se është një partneritet potencialisht me të vërtetë i fortë, që do të forcohet dhe unë thjesht dua të them nga thellësia e zemrës sime, gjithë këto vite e kam vlerësuar mbështetjen, ndjenjat e mbështetjes nga populli i Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje, ish-komandanti i përgjithshëm ka thënë se sa herë sheh shqiptarët e Kosovës, i kujtohet rëndësia e lirisë.

“Kur udhëtoj nëpër botë, kur shkoj në Kosovë dhe kur shkoj në Nju Jork dhe madje kur më shohin shqiptarët e Kosovës më kujton rëndësinë e lirisë, rëndësinë e guximit dhe vendosmërisë dhe luftën për mbrojtjen e familjeve, mbrojtjen e vlerave. Pra, zemra ime është me ty, shpirti im është me ty Kosovë dhe të uroj gjithë të mirat”, ka shtuar Clark.

Në konferencën për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, me temën “Demokracia, të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i paqes”, të organizuar nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Arkansasit, morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe personalitete të tjera./RTK

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika