Ganimete Musliu, Deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, pas pesë javësh po kthehet në Kosovë.
Musliu ishte jashtë vendit dhe i ishte nënshtruar me sukses një operacioni të ndërlikuar në zemër.
Pas pesë javësh po kthehem në Kosovë!
“Falë Zotit jam mirë edhe pse me duhet ende kohë për tu kthyer në normalitetin e jetes, aktivitetin dhe punën time të përditshme,” ka shkruar Musliu.
Ajo është shprehur mirënjohëse dhe falënderuese për të gjithë që ishin afër saj gjatë kësaj kohe.