Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve, të cilët kërkohen për dy vrasjet që kanë ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës në Prishtinë.
Policia ka kruar ndihmini e qytetarëve në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar. Personat e dyshuar Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha kërkohen për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhë mbrëmë.
Ndonëse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj. personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar na kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected]
Facebook: https://ëëë.facebook.com/KosovoPolice/
Android #app: Lajmëro Policinë
Tel: 192”, thuhet në njoftim.