Orët e mesditës të së martës trazuan lagjen Kolovica.
Aty kishte nisur një konfilikt mes Fitim Dodës që njihet me nofkën “Cuci” dhe Naim Berishës.
Por nuk mbaroi me kaq, banorët e lagjes “Kolovica” u trazuan edhe njëherë në mbrëmje. Rreth orës 22:00 u dëgjun përsëri të shtëna.
Sipas informacioneve dy vëllezërit Naim Berisha dhe Ahmet Berisha i kanë dal në prit Fitim Dodës për t’iu hakmarrë pas incidentit që kishte ndodhur në mesditë
Në momentin kur ka ndodhur sulmi bashkë me Dodën kishte edhe persona të tjerë, në mesin e tyre ishte edhe viktima Egzon Haziri i cili nga plagët e marra nga plumbat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
E vdekur këtu mbeti edhe një kalimtare e rastit, e cila pavarësisht që u dërgua e plagosur në QKUK nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ka vdekur.
Prokuroria në Prishtinë bashkë me Policinë e Kosovës po punon për arrestimin e të dyshuarve.
“Në vendin e ngjarjës janë sekuestruar disa gëzhoja, prova materiale të cilat do të shërbëjnë gjatë procedurës penale si dhe veturë ndërkaq me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Nga të shtënat me armë zjarri ka përfunduar i vdekur fillimisht një person ndërkaq tre persona të tjerë kanë qenë të plagosur, fatkeqesisht gjatë ditës së sotme një person që ka qenë e plagosur, pikërisht kalimtarja e rastit, e përfshirë në këtë ngjarje, ka ndërruar jetë,” ka thënë Laureta Ulaj – Zëdhënëse e Prokurorisë
Dukuria e larjes së hesapeve ndërmjet bandave kriminale që gjuajnë me armë zjarri që po përfundojnë më pas me fatalitet është shpeshtuar, për cka kërkohet të merren veprime të shpejta nga institucionet ligjzbatuese.
“Institucionet duhet të veprojnë në mënyrë imediate në sferën e parandalimit të kryerjës së këtyre veprave duhet urgjentisht të hartohet një plan veprimi i cili duhet të bazohet në strategjinë e sigurisë kombëtare dhe të pasohet me veprime intensive, afatgjate përndryshe do të kemi vazhdimësi të këtyre rasteve,” tha Valdet Hoxha – Njohës i Sigurisë
Një rast tjetër që Policia e Kosovës e ka konsidetuar “Vrasje e rëndë në tentativë” ka ndodhur edhe në komunën e Drenasit. Atje pas një mosmarrëveshje mes katër personave, sipas policisë njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.