Opinioni i raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës është miratuar. Ky opinion rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë.
Raporti u miratua me 31 vota për, 4 kundër dhe një abstenim.
Dy vota kundër ishin të deputetëve serb, një vote kundër nga deputetët e Bosnje e Hercegovinës dhe një nga Mali i zi, kurse deputeti i Greqisë, Aleksis Cipras ka abstenuar.
Suksesi i sotëm hapë rrugën për votimin e opinionit në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Strasburg.
Sipas këtij komiteti, hapi i radhës do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.