Kryetari i UDSH-së, Zenka për votën kundër Kosovës në KiE: Mali i Zi drejt politikës serbo-ruse

Kryetari i UDSH-së, Mehmet Zenka, pas votës kundër nga deputeti i Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ka thënë se ishte e paralajmëruar dhe e pritur

Deputeti i Malit të Zi, Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH

Deputeti i Malit të Zi, Mehmet Zenka njëherit kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) pas votës kundër nga deputeti i Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ka thënë se kjo lëvizje ishte e pritur.

“Duke votuar kundër pranimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, lëvizja e përfaqësuesit tonë ishte e pritur dhe e paralajmëruar paraprakisht,” ka thënë Zenka.

Sipas Zenkës, jo dëshmon se Mali i Zi përfaqësohet nga njerëz për të cilët politika partiake është më e rëndësishme se interesat shtetërore të Malit të Zi.

E votën kundër ai e quan si ndikim rusoserb.

“Sado që retorika e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” filloi të jetë më e butë, megjithatë faktet tregojnë se Mali i Zi gjithnjë e më shumë po bëhet zonë e interesave dhe ndikimit rusoserb.”

Dhe kjo votë për të kundër pranimit në APKE është në frymën e politikës së botës serbe.

Anëtarët e delegacionit të Kosovës konfirmuan se 31 shtete të Këshillit të Evropës votuan pro, katër kundër dhe një abstenoi.

Dy anëtarë të delegacionit serb dhe anëtarë nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina votuan kundër, ndërsa një përfaqësues grek abstenoi.

“Kjo e arsyeton plotësisht refuzimin e Unionit Demokratik të Shqiptarëve që të jemi pjesë e kësaj qeverie ku dominon politika pro serbe,” tha Zenka.

Teksa edhe uroi Kosovën, “Urime Kosovë”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika