Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për themelimin e komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme sot në ora 10:00, pas kërkesës së 40 deputetëve për themelimin e komisionit hetimor për kontratat njëburimore të nënshkruara gjatë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti. Kërkesa për këtë seancë u bë nga Partia Demokratike e Kosovës

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Me kërkesën e 40 deputetëve, Kuvendi i Kosovës këtë të enjte pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me themelimin e komisionit hetimor për kontratat njëburimore të nënshkruara gjatë qeverisjes Kurti.

Kërkesa për këtë seancë është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Kjo seancë pritet të fillojë në ora 10:00.

PDK kërkon themelimin e Komisionit Hetimor për kontratat njëburimore

Abelard Tahiri, shef  i Grupit Parlamentar të PDK-së ka bërë të ditur se ka kërkuar themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore.

“Sot dorëzova kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në emër të 40 deputetëve të Kuvendit për të enjten e kësaj jave. Kjo seancë do të shqyrtojë propozimin për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore që grupi ynë parlamentar e ka parashtruar të premten e javës së shkuar,” ka deklaruar Tahiri.

Ai ka shkruar në Facebook se Qeveria Kurti i ka keqpërdorur mbi 150 milionë euro nëpërmjet kontratave të tilla, duke shtuar se këto “janë burim i korrupsionit”.

Ndërsa, në agjendë është edhe mbajtja e një seancë për shqyrtimin e pikave të papërfunduar.

Në rend të ditës është edhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Po ashtu, më 11 prill do të mbahet një seancë e veçantë, në përvjetorin e 25-të të Betejës së Kosharës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika