Ish-senatori amerikan dhe kandidati për zëvendëspresident i Partisë Demokratike, Joe Lieberman, vdiq të mërkurën në moshën 82-vjeçare në New York City, pasi pësoi komplikime nga një rënie, tha familja e tij.
Lieberman ishte kandidat për zëvendëspresident i Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2000, të cilat u fituan nga republikani George W. Bush ndaj demokratit Al Gore.
Ai vizitoi edhe Kosovën në vitin 2007. Gjatë vizitës, senatori Joe Lieberman mes tjerash shprehej se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’ia kthejnë shpinën Kosovës”.
Si demokrat pati rol edhe në grumbullimin e republikanëve në mbështetjen e veprimeve ushtarake në Kosovë në vitin 1999 kundër forcave serbe.
Funerali i Lieberman u caktua për të premten në qytetin e tij të lindjes, Stamford, Connecticut./abcnews.