Një person i moshës 38-vjeçare është arrestuar në Ferizaj, të mërkurën e 27 marsit.
Policia ka njoftuar se i njëjti ishte i kërkuar për shkak se kishte kryer një vepër penale.
“Me datën 27.03.2024 rreth orës 21:15, policët e stacionit në Ferizaj, të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në rrugën ‘Kemajl Hetemi’ në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar SH.B ( M/K) i moshës 38-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sh.B ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘ “Lēndim trupor” dhe ishte i dënuar me 13 muaj burgim.