Kurti pas miratimit të raportit për anëtarësim në KiE: Arritje e madhe për Kosovën, në pranverë do të kurorëzohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të mirë kalimin me sukses vendimmarrjen e radhës në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Albin Kurti, Kryeminister

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të mirë kalimin me sukses vendimmarrjen e radhës në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Kurti ka thënë se kjo punë është falë bashkëpunimit ndërinstitucional e që pret të kurorëzohet në pranverë.

“Është një e arritur shumë e madhe për Kosovës, ku qeveria e saj ka punuar mbi dy vite e gjysmë për të pa u ndalur. Më në fund, në këtë pranverë gjithçka po tregon se do të mund të kurorëzohet me sukses. Ky është vetëm hapi i parë. Hapi tjetër vije në mesin e prillit kur do të votohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ndërsa hapi përmbyllës do të jetë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në muajin maj. Kjo është bërë e njohur, e ditur dhe e shpresuar prej nesh më 28 prill të vitit të kaluar, atëherë kur në mbledhjen e ambasadorëve i patëm 2/3 e votave”, ka shtuar Kurti.

“është lajm tejet i mirë për Evropën, për kombin shqiptar, për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike e historike, Federata ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hynë brenda”, u shpreh Kurti pas homazheve te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në Podujevë.

Ndryshe, në takimin e së mërkurës në Paris, Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci e ka miratuar me 31 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim opinionin e raportueses, Dora Bakoyannis, me rekomandimin që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtarja më e re e Këshillit të Evropës.

Për çështjen e dinarit, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pavarësisht paralajmërimeve të Serbisë se çështja e dinarit po u shkakton vështirësi qytetarëve në veri të vendit, nuk ka incidente në terren.

Ai ka përsëritur se Qeveria do ta mbështesë planin e Bankës Qendrore të Kosovës për tranzicion, duke theksuar se kjo çështje i ka takuar dhe i takon BQK-së.

“Për anëtarësim në Këshill të Evropës na prinë Ministria e Punëve të Jashtme, për çështjen e euros si e vetmja valutë si mjet pagese në Kosovë, na prin Banka Qendrore e Kosovës, ajo e ka marrë vendimin për rregulloren e re, ajo e ka bërë planin tremujor të tranzicionit me dhjetë hapa. Ne do ta mbështesim këtë plan për aq sa kërkohet ekzekutivi me dikaster e vet. Jemi në rrugë të mbarë dhe është e qartë se përkundër paralajmërimeve apokaliptike nga Beogradi, praktikisht nuk ka incidente në terren”, ka thënë Kurti pasi ka bërë homazhe te varrezat e të vrarëve në familjen Bogujevci, Duriqi e Llugaliu në Podujevë.
Kurti ka thënë se në veri po paguhet me euro dhe se nuk u ndalohen ndihmat nga Serbia qytetarëve, por se ato duhet të bëhen në euro.

“Edhe në Leposaviq, Zveçan, Zubin-Potok e veri të Mitrovicës nëpër lokale paguhet me euro por gjithashtu edhe mos të harrojmë se janë mbi 33 mijë xhirollogari ku serbët i marrin ndihmat e tyre në valutën euro që ua jep Qeveria e Republikës së Kosovës. Ne nuk jemi për t’ua ndalur ndihmat që u vijnë edhe nga Serbia por nëse ato vijnë edhe në dinarë, duhet të bëhen euro në Kosovë”, është shprehur kryeministri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika