Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar në mbajtje pas “vrasjes së rëndë” e cila ndodhi të martën e 26 marsit në Prishtinë.
I njëjti ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Konflikti që nisi në orët e mesditës të së martës ka përfunduar me fatalitet për një nga të përfshirët e një kalimtare të rastit në lagjen “Kolovica”.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje”.
“Prishtinë / 26.03.2024-21:20. Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke trajtuar në QKUK lidhur me një rast te mëhershëm, me 27.03.2024 ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar i cili po ashtu ishte duke u trajtuar në QKUK është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.
Vrasja në Kolovicë, identifikohen të dyshuarit, policia nuk arrinë t’i arrestojë