Gjatë mbrëmjes të së mërkurës në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, nga njësiti i trafikut rajonal, janë gjobitur dy vozitës të cilët po garonin me vetura.
Sipas raportit të policisë, garuesit po shkaktonin rrezik për veten dhe pjesëmarrësit në trafik.
“Organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet,” shkruhet në raport.