Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, një person ka raportuar se në hapësirën e hekurishtes së tij ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) dhe KFOR-it amerikan për deminim, në mënyrë të sigurt kanë tërhequr mjetin e dyshuar-tromblon, për ta dërguar në një lokacion tjetër të sigurt për shpërthim.
“Fsh. Shupkovc, Mitrovicë, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në hapësirën e hekurishtes së tij ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së dhe KFOR-it amerikan për deminim, në mënyrë të sigurt kanë tërhequr mjetin e dyshuar-tromblon për ta dërguar në një lokacion tjetër të sigurt për shpërthim”, thuhet në njoftimin e Policisë.