Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sa i përket kërcënimeve të paralajmëruara në veri, çdoherë ekziston një mundësi e tillë, pra e kërcënimeve.
Haradinaj shtoi se “Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët mos me leju rrezikimin e Kosovës”.
“Kërcënimet e paralajmëruara në veri, çdoherë ekziston një mundësi e tillë, pra e kërcënimeve, por Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët mos me leju rrezikimin e Kosovës”, shtoi më tej ai.
Ndërkaq, i pyetur për anëtarësimet e Kosovës në organizatat e huaja, ai tha se është meritë e aleatëve.
“Është pozicionim i qartë i aleatëve me avancu Kosovën, mendoj përkundër pengesave që kryeministri Kurti ua ka nxjerrë aleatëve, ata prapë se prapë arritën me nxjerr këtë rezultat, është krejtësisht punë e tyre”, tha Haradinaj.
Ndërkaq i pyetur për kandidatin në zgjedhje, Haradinaj tha se AAK nuk e ka përcaktuar ende dhe se do të shihet me kohë./EO