Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave për janar 2024 dhe ato preliminare për shkurt 2024. Sipas BQK-së, vetëm në janar dhe shkurt të këtij viti, 87.9 milionë euro mërgata ka dërguar para në Kosovë.
Asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit shkurt 2024, kanë arritur vlerën e 555.2 milionë eurove, duke shënuar rritje për 15.1 milionë euro.
“Vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit e tjerë financiarë në muajin shkurt 2024 ishte 41.4 milionë euro”, ka njoftuar BQK-ja.
Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 44.8%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 29.0% dhe risigurimet me pjesëmarrje 14.6%.
Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit shkurt 2024, kanë arritur vlerën e 2.8 miliardë eurove, e cila përfaqëson rritje për 46.5 milionë euro.
Sipas vlerësimeve preliminare, remitancat për muajin shkurt 2024 ishin rreth 87.9 milionë euro, duke arritur kështu vlerën prej 174.3 milionë euro (preliminare).