Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, nëntë persona janë arrestuar në Shtërpcë, pasi të njëjtit, janë kapur duke transportuar drunj nga Parku Nacional i Sharrit.
Sipas raportit 24-orësh, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
“Berevce, Shtërpce 04.06.2022,- Janë arrestuar nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi, të njëjti, janë kapur duke transportuar 22 m3 drunjë nga Parku Nacional Sharri. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.