PDK-ja voton kryesinë e re

Këshilli Drejtues i PDK-së ka miratuar riorganizimin e kryesisë së partisë në mbledhjen që ka mbajtur. Këshilli i saj i ka dhënë mbështetje të plotë Bedri Hamzës si kandidat për kryeministër i Kosovës i nominuar nga kryetari aktual i partisë, Memli Krasniqi

Këshilli Drejtues i PDK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës me ftesë të kryetarit të kësaj partie, Memli Krasniqi, në të cilën, është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe ato brenda partiake.

Përmes komunikatës për media, bëhet e ditur se në kuadër të vendimit të fundit të Këshillit Drejtues për fillimin e organizimit për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës, PDK ka vazhduar mobilizimin e tërë potencialit të saj në të gjitha nivelet e organizimit partiak.

“Bedri Hamza është kryeministri që sot i duhet Kosovës. Sot është koha për të mbledhur në një vend të gjitha potencialet e vendit tonë, për t’i dhënë Kosovës një qeveri të re, kompetente, vizionare dhe që mendon për secilin qytetar. Një qeveri që udhëheq me modesti e pa arrogancë, me frymë ekipore e gjithëpërfshirëse. Dhe në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin Kosovës një drejtim të ri”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, Hamza, para anëtarëve të Këshillit Drejtues, ka shtuar se beson në forcën dhe fitoren e PDK-së.

“Ky është nderi më i madh në jetën time, rrjedhimisht, përgjegjësia më e madhe në jetën time. Sot, para jush dhe para qytetarëve të Kosovës, ju them se jam tërësisht i gatshëm që të zotohem se me të gjitha kapacitetet e mija profesionale dhe personale, do të jap maksimumin për suksesin e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme. Unë besoj në forcën e PDK-së. Unë besoj në fitoren e PDK-së”, ka thënë Hamza.

Bedri Hamza

Në mbledhje PDK-ja theksoi se Kosova ka nevojë për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme sa më parë.

Lista e plotë e Kryesisë së re të PDK-së:

  • Memli Krasniqi, Kryetar
  • Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme
  • Bedri Hamza, Nënkryetar
  • Uran Ismaili, Nënkryetar
  • Agim Aliu, Nënkryetar
  • Shaqir Totaj, Nënkryetar
  • Besianë Musmurati, Nënkryetare
  • Mimoza Ahmetaj, Nënkryetare
  • Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore
  • Abelard Tahiri, Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje
  • Bernard Nikaj, Sekretar për Marrëdhenie Ndërkombëtare
  • Betim Gjoshi, Sekretar për Anëtarësi dhe Financa
  • Enver Hoxhaj
  • Rrahman Rama
  • Jakup Nura
  • Sokol Bashota
  • Evgjeni Thaçi – Dragusha
  • Nexhat Demaku
  • Besa Kabashi – Ramaj
  • Zenun Pajaziti
  • Valdete Idrizi
  • Elmi Reçica
  • Mërgim Lushtaku
  • Ferat Shala
  • Fehmi Mujota
  • Petrit Hajdari
  • Eliza Hoxha
  • Ganimete Musliu
  • Blerta Deliu – Kodra
  • Ariana Musliu – Shoshi
  • Floretë Zejnullahu
  • Blerand Stavileci
  • Luljeta Veselaj – Gutaj
  • Muhamet Haliti
  • Kujtim Gashi
  • Safete Hadërgjonaj
  • Genc Prelvukaj
  • Kurtan Kajtazi
  • Bekim Azizi
  • Përparim Gruda
  • Arben Mustafa
  • Aurora Osmani – Buca
  • Arbnora Salihu, Kryetare e RDK
  • Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza
  • Naim Ismajli, Drejtor Ekzekutiv i PDK-së

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika