Studentët kosovarë të Fakultetit Juridik kanë arritur sukses në garën botërore “Willem C Vis International Arbitration Moot”, në Vjenë të Austrisë, duke arritur të shkonin deri në gjysmëfinale.
Nga 364 universitete në botë, studentët e UP-së kanë arritur t’i lënë mbrapa 360 universitete tjera, si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE.
“Willem C Vis International Arbitration Moot” është garë e arbitrazhit ndërkombëtarë komercial dhe cilësohet si gara më e madhe e drejtësisë në botë.
Për këtë sukses i ka uruar presidentja, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se kjo dëshmon se me punë e përkushtim arrihet gjithçka.
“Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në botë! Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Willem C Vis. Ata poashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur. Kjo ekipë këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka. Krenare sa më ska!