Varroset viktima e gjuajtjeve me armë në Prishtinë, të dyshuarit ende në arrati

Dy persona të dyshuar për vrasje të rëndë të ndodhur para dy ditësh në Kolovicë të Prishtinës, vazhdojnë të mbesin në arrati por organet e drejtësisë thonë se po punojnë në arrestimin e tyre. Pos tyre edhe dy persona tjerë po kërkohen për vrasje në tentativë. E po sot, është varrosur 48 vjeçarja që kishte pësuar nga gjuajtja me armë ndërmjet dy grupeve

E rëndë ka qenë dita e sotme për familjet Gubetini e Gashi që varrosen familjaren e tyre, 48 vjeçaren Zejnepe Gubetini e Gashi.

E ndjera ishte viktimë e përleshjes të dy ditëve më parë në lagjen “Kolovicë” të kryeqytetit, e që nuk kishte lidhshmëri me rastin por u vra para shtëpisë së saj nga gjuajtjet me armë mes dy grupeve të armatosura.

Por, as pas 48 orë pas Policia e Kosovës nuk ka arritur t’i lokalizojë vëllezërit, Ahmet e Naim Berisha që dyshohen për veprën penale vrasje e rëndë.

“Me qenë se jemi në fazën fillestare të hetimit ajo çfarë mund të themi për dy personat që janë në kërkimi aktualisht mund të konfirmojmë se kanë pas të kaluar kriminale dhe po vazhdohet puna për kapjen e tyre”, tha Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Pos tyre, organet e drejtësisë kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen edhe të Fitim Dodës e Arijan Sijarinës, të dyshuar për vrasje në tentativë.

Ndërkaq, Prokuroria ka njoftuar se personi tjetër që mbeti i plagosur të martën, 25 vjeçari L.H pas trajtimit në QKUK është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij do të kërkohet masa e paraburgimit.

Pos viktimës që ishte kalimtare e rastit, edhe Egzon Haziri mbeti i vdekur në vend të ngjarjes nga gjuajtjet me armë mes dy grupeve.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika