Vazhdon kërkimi i një personi të zhdukur në Leposaviq

Policia e Kosovës, ekipi i zjarrfikësve dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim vazhdojnë kërkimin për gjetjen e një qytetari të zhdukur në Leposaviq

Ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në Leposaviq.

Policia e Kosovës, ekipi i zjarrfikësve dhe ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, janë duke vazhduar kërkimin për gjetjen e një qytetari të zhdukur nga Leposaviqi.

Sipas Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, pas thirrjes nga Policia e Kosovës për ndihmën në gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq, ekipet e tyre janë aktivizuar nga data 27 mars, ku ende është duke vazhduar kërkimi për gjetjen e qytetarit nga Leposaviqi.

“Pas thirrjes nga Policia e Kosovës për ndihmën në gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq, ekipet tona janë aktivizuar nga dje, ku edhe është duke vazhduar kërkimi ende së bashku me Policinë e Kosovës dhe ekipin e zjarrfikësve për gjetjen e qytetarit nga Leposaviqi”, thuhet në njoftimin e postuar në Facebook.

Policia e Kosovës, ekipi i zjarrfikësve dhe ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në Leposaviq.

Policia në raportin 24-orësh kishte bërë të ditur se një grua ka raportuar më 26 mars se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet.

Rasti, sipas Policisë, mbetet nën hetime.

“Leposaviq 25.03.2024-20:15. Më 26.03.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Policia e Kosovës dhe ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në Leposaviq.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika