Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, shihet reperi Sin Boy duke u rrahur brutalisht nga disa persona teksa ishte live në rrjetin social Tik Tok në një sallon flokësh.
Në video shfaqen edhe punëtorët e sallonit duke u përpjekur që t’i ndalin personat që e sulmonin.
Pas skenës së dhunshme e cila është kapur nga një video gjatë live-it në TikTok dhe e cila u bë virale në rrjetet sociale, Sin Boy duket mirë derisa ngrihet në këmbë dhe vazhdon rregullimin e flokëve.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në Athinë, ku Sin Boy jeton.
Kujtojmë se reperi me origjinë nga Berati është i njohur në Kosovë dhe Shqipëri për lidhjen e tij të dashurisë me këngëtaren kosovare Rina Balaj.
View this post on Instagram