Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Të premten, një tërmet me magnitudë 5.7 ballë ka goditur pjesën jugore të Greqisë

Ilustrim

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë ka goditur pjesën jugore të Greqisë mëngjesin e së premtes, duke prekur bregdetin e Peloponezit perëndimor.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale ose viktima nga kjo dridhje e tokës, e cila u ndje në kryeqytetin grek, Athinë, e deri në ishullin jugor të Kretës.

Epiqendra e dridhjeve të tokës ishte nën shtratin e detit afër ishujve Strofades, që gjenden rreth 120 kilometra në jugperëndim të qytetit Patras, sipas Instituti Gjeodinamik të Athinës.

Në zonën e epiqendrës së tërmetit janë regjistruar edhe goditje pasuese me intensitet më të ulët të rihterit.

Po ashtu, javën e kaluar më 22 mars, një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës rihter është regjistruar në jug të ishullit grek të Korfuzit.

Tërmeti ishte regjistruar në orën 07:20, ndërsa thellësia ka qenë 10 kilometra.

Tërmeti është ndier edhe në jug të Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Të fundit nga rubrika